Ish-deputeti Spaho shpërthen ndaj militantëve të PD: Të marrë, monstra që të kujtojnë kohën e Partisë së Punës

spot_img
Advertisements

Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho, ka shpërthyer ndaj militantëve të PD-së.

Sipas tij, ata janë një e keqe e madhe për këtë parti.

Spaho ka marrë rastin e një militanti që u shpreh dy ditë më parë, se ishte gati të priste dhe dorën për Sali Berishën.

“Kam shkruar para pak kohesh qe militanti dhe patronazhisti jane semundjet e renda te shoqerise shqiptare.

Ky me poshte, mire qe nuk tha se pres edhe koken.

Ky dhe plot te tjere si ky, i bejne demin me te madh PD. Keta historikisht kane qene reparti pararoje i presionit, frikesimit dhe shkurajimit te atyre te cilet mendojne dhe desherojne debat dhe fryme kritike ne PD.

Ky takem kritiken ndaj udheheqesit e shikojne si sharje dhe blasfemi dhe ata te cilet kritikojne i konsiderojne armiq dhe tradhetare.

Ne kete menyre, besnikeria ndaj udheheqesit, jo vetem ka nxitur servilizmin e pafre, por eshte kthyer ne te vetmin kriter vleresimi per ata qe kontribuojne ne PD

Shpesh keta me kujtojne te marrët ne kohen e PPSH, qe kur humbnin djalin apo vajzen ne aksionet e rinise, shpreheshin qe ja kemi falur partise.

Sot keto monstra politike i gjen vecanerisht aktive ne FB, pasi aty kane privilegjin qe te mos tregojne fytyren e tyre.

Per fat te keq, drejtuesit e PD, me shume se kurre, jane te interesuar te kene pas vehtes kete takem sesa njerezit normale dhe voten e tyre”, shkruan Spaho

spot_img

Latest articles

Related articles