Av. Ngjela: Shqiptarët do bëhen edhe me një shtet të tretë shqiptar, Çamëria!

spot_img
Advertisements

nga Spartak Ngjela

Politika serbe është edhe sot po ajo politikë që nuk e njeh personalitetin e individit, pavarësinë dhe sovranitetin e një populli, siç janë shqiptarët.
Por këtë mënyrë sjelljeje politike serbët e kanë një imagjinatë joreale sepse, po t’i pyesësh serbët se kur kana ardhur në Evropë, ata nuk dinë se si të përgjigjen; sepse ata janë me ndërtim psikik të përqendruar te gënjeshtra për origjinën fals të historisë e tyre kombëtare.
Dhe dihet tani që kundërshtarët e tyre historikë janë shqiptarët, prandaj serbët shmangen gjithë frikë për të pranuar karakterin esenciale të së vërtetës historike: që serbët kanë ardhur nga Azia si hordhi pushtuese në tokat e shqiptarëve, dhe menduan se ishin superiorë kundrejt shqiptarëve, por harruan që historia të mposht, nëse ti kërkon t’i shmangesh historisë.
Dhe ja tani, si pushtues të Arbërisë që kanë qenë, politikën e Serbisë po e tmerron psikika e tyre e shkatërruar kur shohin se sot në Ballkan janë dy shtete shqiptare, por shpejt mund të bëhen katër shtete shqiptare në Gsdushullin Ilirik.
Dhe pastaj serbët ndihen të rënë moralisht e shpirtërisht kur shohin se Gadishulli Ilirik po ecën drejt shqiptarisë, kur shqiptarët do bëhen edhe me një shtet të tretë shqiptar që kuptohet se do të jetë Çamëria.
Historia e ka të mbajtur si të mbrojtur nga brenda Shqipërinë dhe shqiptarët në gadushullin e tyre.
Sot në Gadishullin Ilirik jetojnë rreth pesëmbëdhjetë milionë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, Luginën e Preshevës, në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut e në Serbi, por shqiptarët, veç Shqipërisë dhe Kosovës, nuk i regjistrojnë as në Greqi, as në Serbi, as në Mal të Zii, dhe as në Maqedoninë e Veriut.
Por ndërkohë, gjjthçka armiqësore kundër shqiptarisë tani po përmbyset, sepse Gadishulli Ilirik dihet historikisht që ai është Gadushulli i Arbërisë, dhe shqiptarët sot janë në një aleancë të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E dinë amerikanët dhe politika në Uashington që shqiptarët sot janë aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Sigurisht që e dinë, se shqiptarët janë populli më proamerikan i Evropës.

spot_img

Latest articles

Related articles