Në kërkim për trafikimin e 50 kg k0kainë, kapet vëllai i deputetes

spot_img
Advertisements

Vëllai i deputetes së PD Elda Hoti është arrestuar në Romë. Markelian Hoti u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. Markelian Hoti është arrestuar dhe në prill të vitit 202 nga policia shqiptarepër kanosje me armë zjarri dhe armëmbajtje pa leje. Hoti ishte denoncuar për tentativë vrasje. Por, pas arrestimit u lirua shumë shpejt.

Përveç vëllait, edhe bashkëshorti i deputetes demokrate është një emër i njohur në botën e krimit. Ladi Ndoja nga Rrësheni, bashkëshorti i Elda Hoti, u arrestua në vitin 2016 në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge.

Policia i gjeti në banesë 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura.

spot_img

Latest articles

Related articles