nga Spartak Ngjela
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga shteti më kriminal që ka parë Europa pas Luftës së Dytë Botërore.- Serbia.
Asgjë nuk i bëjnë dot shqiptarisë edhe pse, përveç Gjermanisë, të gjitha shtetet e tjera të Europës i kanë pasur frikë shqiptarët, dhe ende i kanë, sepse shqiptarët kanë, që nga viti 1881 e deri në sot, që luftojnë me trimëri kundër pushtimit sllav.
Tani koha është e shqiptarëve, kurse sllavët e jugut kurrë nuk e kanë kuptuar këtë fakt historik, por tani e shohin që janë dy shtete shqiptare në Evropë, dhe njëri syresh është shkëputur krejt nga Serbia me Luftën heroike të Kosovës.
Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Serbia dhe Mali i Zi ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK, dhe ushtrisë së Jugosllavisë që mbështetej nga Policia e Serbisë (MUP).
Por si fakt historik kjo ishte një Luftë Çlirimtare dhe heroike njëherlsh, e cila filloi më 28 Shkurt 1998, pas sulmeve jugosllave në fshatrat Likoshan, Qirez dhe Prekaz të rajonit të Drenicës;, dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 Qershor 1999
Por na duhet të theksojmë se Lufta përfundoi kur Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ndërhyri me sulme të ashpra ajrore kundër Serbisë më 24 Mars 1999.
Dhe pikërisht këtu, në këtë kohë, filloi tërheqja e forcave serbo–jugosllave nga Kosova.
Dhe Kosova u çlirua.
Pot është pikërisht kjo luftë që në histori sot është shkruar si një heroikë e re shqiptare, sipas forcës organike të shqiptarisë me shumë pista kundër sllavëve të Jugut, por gjithmonë si një çështje e Arbërisë.
Dhe fitimtarët sot kanë dy shtete.
Ķurse Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë (në atë kohë Serbia dhe Mali i Zi), ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë, të mbështetur nga Policia e Serbisë (MUP).
Kjo luftë filloi më 28 Shkurt 1998, pas sulmeve jugosllave në fshatrat Likoshan, Qirez dhe Prekaz të rajonit të Drenicës; dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 Qershor 1999.
Lufta përfundoi kur Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ndërhyri duke filluar sulmet ajrore kundër Serbisë, më 24 Mars 1999, të cilat rezultuan me tërheqjen e forcave serbo–jugosllave nga Kosova.
Por na duhet të theksojmë se kjo kohë në vijim, dihet tani që do të jetë koha e lavdishme e shqiptarisë.
Prisni dhe shikoni.
Spartak Ngjela
18 shkurt 2026



