Tenderi 3.1 milionë euro, e dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për projektin “Sistem Enterprise Service Bus (ESB)”, e fituar pikërisht nga Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe i gjendeur në arrati, është një turp i madh institucional.
Ilir Rusi le të bëjë sofizma moral e etik por kjo gjë është skandaloze për Shtetin e së Drejtës.
Tenderi 3.1 milionë euro i KLGJ është fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë Soft & Solution dhe Horizon. Të dyja këto janë kompani në pronësi të Ermal Beqirit.
Kjo ndodh ndërkohë që pronarët e çdo kompania në vend duhet të dorëzojnë vërtetim që nuk janë nën hetim në çdo rast prokurimi publik.
Një zgërlaqe morale.



