Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot lejimin e gjyqtarit Gerd Hoxha si kandidat për në Gjykatën e Posaçme.
Me vendimin e sotëm, KLGJ-ja ka rrëzuasr vendimin e Komisionit të Posaçëm të SPAK për Verifikimin e Figurave.
“Këshilli miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 449, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatin z. Gerd Hoxha.” – njoftoi KLGJ.



