Rama: Bela dha 3 herë dorëheqjen po ja grisa, ska bërë faj

spot_img
Advertisements

Rama tha në mbledhjen e grupit të Ps se kjo nismë ligjore e PS adreson boshllëkun mendor, nuk ka lidhje me rastin ‘Balluku’.

Ai shtoi më tej se Belinda Balluku i dorëzuar tre herë dorëheqjen, por nuk është pranuar nga ai.

“Sa i përket rastit konkret, ky është një tjetër proces. Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vetë dhe është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri sa të plotësohen kushtet. Dhe kur plotësohen kushtet nuk e përcakton dot as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake, as media dhe as gjyqi popullor”, tha Rama

spot_img

Latest articles

Related articles