Lita: Pa SPAK e GJKKO nuk do kishim goditje në nivel të lartë të politikës e krimit

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita tha se reforma në drejtësi, ndryshimet kushtetuese dhe ngritja e institucioneve të reja janë përgjegjësi e vendimmarrjes politike

Lita theksoi se reforma në drejtësi ka pasur problematika, veçanërisht në procesin e vetingut, ku disa janë larguar padrejtësisht, ndërsa të tjerë me probleme serioze pasurie janë përjashtuar me të drejtë. Ai përmendi edhe rastin e ish-kreut të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë si shembull të problemeve në sistem.

“Reforma në drejtësi ka problematika. Ka pasur problematika sistemi i vetingut. Ka njerëz që janë padrejtësisht të larguar nga sistemi. Aty ka dhe njerëz që meritojnë të ishin larguar nga sistemi, sepse ishin njerëz që shisnin drejtësinë dhe nuk dinin se sa pasuri kishin vënë dhe ku i kishin shtëpitë. Duke filluar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i cili u largua nga sistemi se nuk dinte si e kishte atë shtëpinë apo atë apartamentin. Duke filluar nga ai dhe poshtë kishte probleme në sistem. Pak këtë SPAK-un, pa këtë gjykatën ne nuk do kishim goditje në nivele të larta të politikës”, theksoi Lita në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, pa SPAK-un dhe pa GJKKO-në nuk do të kishte hetime dhe masa arresti ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë ish-presidentë, ish-ministra dhe kryebashkiakë.

“Pa këtë SPAK, pa këtë GJKKO dhe pa apelin e GJKKO ne nuk do kishim masa izolimi apo masa arrestimi për ish-president e republikës, kryetarët bashkie, ish-ministra, zyrtarë të lartë të cilët ja bënin bye-bye prokurorëve dhe gjykatësve. Madje disa prej tyre hanin drekë dhe darka në qendër të Tiranës duke sfiduar drejtësinë dhe moralin e shoqërisë tonë. Pra që ne bëhemi bashkë me Hajdutin dhe ju s’keni çfarë të na bëni neve. Këto kanë bërë këto, por sot kjo gjë ka ndryshuar në sajë të hetimeve dhe të goditjes së SPAK-ut. Tani a ka probleme në SPAK, a ka probleme në GJKKO? Aty ka institucione, ka ILD, ka institucione që monitorojnë dhe ju japin atyre raporte se si do të vijojë puna”.

spot_img

Latest articles

Related articles