Gazetari Lavdrim Lita tha se reforma në drejtësi, ndryshimet kushtetuese dhe ngritja e institucioneve të reja janë përgjegjësi e vendimmarrjes politike. Në OFf the Record me Andrea dangallin ën A2 CNN ai tha se ato janë votuar nga 140 deputetë në Kuvend, të cilët, sipas tij, tashmë kanë frikë nga SPAK.
“Nuk e kam ndryshuar unë kushtetutën që ka futur një mish të huaj si OMN-ja në kushtetutën e Shqipërisë. Nuk i kam bërë unë që 140 deputetë votuan ngritjen e institucioneve të drejtësisë. Reformën nuk e kam bërë unë. E kanë bërë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi dhe për ata që tani kanë veshur brekët e hekurit nga frika e SPAK-ut që po i kafshon dhe po ju shkon deri tek krevati dhe shumë prej tyre flenë me dritë të ndezur dhe me rroba veshur, sepse kanë frikë se ku do ikin. Kjo po ndodh dhe kjo ka ndodhur deri më sot”, tha gazetari Lavdrim Lita në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.



