Historiania e njohur Eleni Glykatzi-Arveler ndërrojë jetë sot në moshën 99 vjeçe

spot_img
Advertisements

nga Arben Llalla

Ajo u vendos në Paris në vitin 1953 për të vazhduar studimet. Dy vjet pas mbërritjes së saj, ajo u emërua në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore (Francë) (CNRS) dhe në vitin 1964 u bë drejtoreshë e studimeve të Qendrës, ndërsa në vitin 1967 u bë profesoreshë në Sorbonë.
Në vitin 1966 ajo mori doktoraturën ès lettres, me studimin e saj mbi Bizantin dhe detin, botuar nga University Press i Francës.
Ajo shërbeu si drejtoreshë e Qendrës për Historinë dhe Kulturën e Bizantit dhe Arkeologjisë së Krishterë, u bë zv/rektore (1970-1973) dhe në vitin 1976 rektore e Universitetit të Sorbonës. Ajo është rektorja e parë femër në historinë 700-vjeçare të Universitetit të Sorbonës dhe gruaja e parë në botë që mban një pozicion të tillë në një universitet të njohur ndërkombëtarisht. Atje ajo takoi bashkëshortin e saj, Jacques Arvelier (1918-2010), i cili ishte oficer në Marinën Franceze dhe vinte nga një familje e pasur pariziene. Me Jacques Arvelier ajo pati një vajzë, Marie-Hélène.
Origjina e saj ishte nga Azia e Vogël.

spot_img

Latest articles

Related articles