Një grua mund 2 burra në Lezhë. Humbin Salvador Kaçaj dhe Paulin Marku

spot_img
Advertisements

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë.

Nga rezultati përfundimtar, e zgjedhur në krye të degës është Donika Ndoj e cila ka arritur të sigurojë 571 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse në proces.

Në vend të dytë është renditur Salvador Kaçaj me 442 vota, ndërsa i treti në garë, Paulin Marku ka marrë 172 vota.

spot_img

Latest articles

Related articles