Dy javë më parë Komisioni i Mbrojtjtes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë vendosi rritjen e sigurisë për ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.
Pavarësisht kësaj kërkesë mësohet se Garda e Republikës deri më tani nuk ka vendosur në zbatim këtë urdhër.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se numri i truprojave që shoqërojnë ish-drejtuesin e institucionit mbetet i pandryshuar. Kjo ndodh pavarësisht se Komisioni i Mbrojtjes ka miratuar kërkesën e kreut aktual të SPAK, Klodjan Braho, për rritjen e nivelit të sigurisë fizike.
Sipas të njëjtave burime, ndryshe nga Garda, Policia e Shtetit i është përgjigjur kërkesave të SPAK për shoqërimin e Dumanit sa herë që të jetë nevoja.
Nga ana tjetër, Garda e Republikës ka refuzuar të japë detaje konkrete mbi masat e marra, duke argumentuar se informacioni mbi organikën dhe numrin e efektivëve të angazhuar në shoqërimin e personaliteteve të larta është i klasifikuar si “sekret shtetëror”.



