Gjylameti bllokon 4 ton gjalp, 100 kg gjizë në baxho: Ku e ke faturën ?

spot_img
Advertisements

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vendosur masën e bllokimit për disa produkte të bulmetit në një baxho në qarkun e Fierit. Në njoftimin e AKU-së bëhet e ditur se janë bllokuar 1400 kg krem gjalpi, ​2415 kg moxarella, 90 kg gjalpë i freskët lope dhe 100 kg gjizë.

Sipas AKU-së gjatë kontrollit zyrtar, inspektorët konstatuan se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë.

Gjithashtu për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur gjobë në vlerën e 250.000 lekëve, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre

spot_img

Latest articles

Related articles