I ekstraduari nga Belgjika, Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, sapo ka mbërritur në Rinas. Ai u arestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge.
Suel Çela është person i shpallur në kërkim.
Sipas SPAK, Suel Çela, është identifikuar si drejtuesi i një organizate, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.



