Aksident me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar është regjistruar ditën e hënë në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjas në Itali.
Autoritetet italiane e kanë identifikuar 32 vjeçarin si Leonardo Fjora.
Ai po udhëtonte përgjatë rrugës Porrettana me automjetin e tij tip Volksvagen Lupo, kur, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, kreu një parakalim të rrezikshëm dhe u përplas ballë për ballë me një kamion të grumbullimit të mbetjeve që po vinte nga krahu i kundërt.
Pas përplasjes, makina doli nga rruga dhe u përfshi menjëherë nga flakët. 32-vjeçari mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe ndërroi jetë mes flakëve.
Në aksident u përfshi edhe kamioni, por drejtuesi i tij pësoi vetëm lëndime të lehta.



