Hasimja: Duhet më shumë se molotovë e fishekzjarrë në Protestë Kombëtare

spot_img
Advertisements

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në studion e “Quo Vadis” këtë të martë, komentoi protestën e opozitës.

Ai tha se kjo protestë nuk ishte ndryshe nga të tjerat, por shtoi se ajo e radhës do të ketë disa ndryshime.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se çfarë ndryshimesh priten, Hasimja tha se në tryezën e partive opozitare do të diskutohet më shumë për atë që duhet të bëhet në protestën e radhës, e cila do të mbahet më 20 shkurt.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Protesta e tretë kombëtare, keni tentuar të trazoni ujërat, si dukej?

Hasimja: Është një proces që sapo ka nisur. Pasnesër organizojmë tryezën e parë. Është një tryezë që do të ketë më tepër prezencë të shoqërisë civile. Duam që edhe partitë e opozitës t’i vendosim para presionit të shoqërisë civile.

Borakaj: Protesta sot?

Hasimja: Nuk pashë asgjë të re. Nuk shoh zhvillim të madh. Me decibel pak më e zhurmshme se ajo tjetra. Këto protesta po përshkallëzohen pak nga pak; nuk e di ku do të shkojnë. Ne do të propozojmë ide të reja.

Borakaj: Çfarë ide?

Hasimja: Do të kërkojmë që në protestën e ardhshme të mos organizohet vetëm nga PD-ja, por të jetë produkt i kësaj tryeze. Aty do të sjellim edhe idetë tona. Nuk jemi shumë dakord me fishekzjarrë dhe molotov; duket diçka më shumë.

Borakaj: Çfarë më shumë?

Hasimja: Energji dhe frymë. Kjo është ideja e tryezës. Të gjitha partitë e vogla bashkë nuk kanë ndonjë peshë të madhe. Por nuk është më çështje vetëm votash; është çështje bashkimi. Lëvizja “Bashkë” dhe Partia “Mundësia” kanë thënë që nuk duan të marrin pjesë. Zoti Lapaj po pret që e gjithë opozita t’i tregojë se është serioze dhe pastaj do të vendosë t’i bashkohet tryezës.

spot_img

Latest articles

Related articles