Një hetim i nisur në prill 2024 nga Prokuroria e Tiranës, ka zbuluar një rast të falsifikimit të librave të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Sipas gazetarit Elton Qyno, bëhet fjalë për 6 libra më të njohur të Kadaresë, të cilët rezultojnë të jenë botuar pa atorizim. Konkretisht, librat e falsifikuar janë, “Dimri i Vetmisë së madhe”, “Kronikë në gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Pallati i Ëndrrave, “Kush e solli Dorontinën” dhe “Prilli i thyer”.
Në lidhje me këtë çështje, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Mirela Bardhit, pronare e librarisë universitare “Book Store”, e cila akuzohet për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe fshehje të të ardhurave.



