Kryeministri Edi Rama po vijon përplasjet me gjyqtarët dhe prokurorët lidhur me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Analisti Mustafa Nano, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, vlerëson se përplasja nuk është vetëm mes kryeministrit Rama dhe SPAK-ut, por në thelb përfaqëson një konflikt të gjerë mes Prokurorisë së Posaçme dhe gjithë klasës politike në tërësi.
“Problemi nuk është vetëm Rama. Në sfond po zhvillohet një betejë e ashpër mes SPAK-ut dhe gjithë klasës politike. SPAK-u nuk është në konflikt vetëm me mazhorancën, por me të gjithë spektrin politik,” u shpreh Nano.
Sipas tij, kryeministri gabon kur e cilëson veprimin e drejtësisë si “pengmarrje” të qeverisë.
E para, kryeministri e ka gabim, kjo nuk është një pengmarrje e qeverise, atë po e lejon vet kryeministri. Ekziston një nen i Kodit Penal që lejon gjyqtarin të pezullojë nga puna një anëtar te qeverise.
Në rrethanën konkrete, kaosin dhe konfuzionin e ka krijuar ai vetë. Me të dhënë dorëheqje ministrja, zëvendësohet dhe qeveria vazhdon dhe i gjithë ky debat nuk vazhdon më, problemi është se ministrja nuk dorëhiqet e KM nuk e shkakrkon. Rama nuk po e bën dhe ai i sulet sistemit dhe mendon se sistemi ka motivime te gabuara, ka motivime të liga kundër maxhorancës.
Por ai ka mjetin për ta nxjerrë huq atë vullnetin e supozuar të lig që ekziston në sistemin e drejtësisë. Duke shkarkuar ministren.



