Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, është futur sërish në shtëpinë e famshme, ku i është bashkuar banorëve aktualë.
Mësohet se ai do të qëndrojë për disa ditë në shtëpi, ndërsa banorëve u është komunikuar se Luizi është një banor i vetëm, së bashku me Artanin.
Për ta bërë situatën më të besueshme për banorët, Artani u thirr të hapte Kutinë e Pandorës, ku iu bë e ditur se do të luante si një banor i vetëm në çift me Luizin.
Nga kutia, Artani fitoi të drejtën që të bashkonte dy banorë të shtëpisë në një të vetëm, duke zgjedhur Mirin dhe Brikenin.



