“Agai i ri që do ndërtojë panele fotovoltaik” – Denoncohet grabitja e tokave në Lushnjë! Hesht PD

spot_img
Advertisements

Në fshatin Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnje, sipas Erjon Braçes, po ndodh një grabitje e tokës publike për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Duke ndarë pamje nga protesta e banorëve dhe përballja e tyre me policinë, Braçe akuzon këtë të fundit se “po vepron si përmbaruese e grabitjes së tokës”.

Në videon e publikuar prej tij, shihet një person që u thotë bujqve “boll bërtitët”, për të cilin deputeti thotë se është “agai i ri” që synon të ndërtojë panele fotovoltaike në këtë zonë.

Sipas Braçes, toka në fjalë shtrihet nga buza e lumit Seman deri te argjinatura dhe ligji “Për burimet ujore” e përcakton qartë si tokë lumi, pra tokë publike, të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme.

Ai thotë se prej një viti e gjysmë e ka kallëzuar çështjen në Prokurori dhe se javën e kaluar ka konfirmuar në Prokurorinë e Fierit që ajo është ende nën hetim dhe në fazën e dytë të veprimeve hetimore.

Braçe ngre pikëpyetje për praninë e Policisë së Lushnjës në terren, ndërsa çështja është nën hetim, dhe akuzon institucionet për shkelje të hapur të ligjit. Sipas tij, dy javë më parë i njëjti person ka qenë në zonë pa polici, por i shoqëruar nga persona të cilët i quan ‘kriminelë’ që kanë kërcënuar banorët dhe fëmijët e tyre.

Deputeti kujton se një tentativë e ngjashme për përvetësimin e kësaj toke ka ndodhur edhe më herët, me mbështetje politike, por është ndalur pasi çështja ka kaluar për hetim.

Në postimin e tij, Braçe thekson se, sipas ligjit, toka është pronë e shtetit dhe çdo veprim për ta përvetësuar përbën grabitje dhe shpërdorim detyre nga ana e policisë.

spot_img

Latest articles

Related articles