OBSH: Mos hani sallam, proshuta apo çdo produkt të mishit të përpunuar. Shkaktojnë kancer!

spot_img
Advertisements

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se mishi i përpunuar si salçiçet apo proshuta- shkaktojnë kancer. Ky lajm kishte ditë që përflitej, por tashmë u zyrtarizua gjatë një transmetimi që ka pushtuar menjëherë faqet e para të mediave më të mëdha në botë,

Në raport thuhej se probabiliteti për t’u sëmurur me kancer rritej me 18% vetëm nga konsumi i 50 gramëve mish të përpunuar në ditë.

Ndërkohë sipas BBC, në raport thuhet se mishi i kuq mund të jetë kancerogjen, por provat për këtë fakt janë ende të kufizuara.

“Për një individ, rreziku për kancer kolorektal (në zorrë) për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por rreziku rritet nga raporti i sasisë së mishit të konsumuar,” tha Dr. Kurt Straif nga OBSH.

spot_img

Latest articles

Related articles