Një demokrat që mori pjesë në foltoren e Sali Berishës në Kamzë ngriti shqetësimin për shtrenjtimin e biletës së transportit urban. Ai theksoi se pjesë e vendimit për rritjen e çmimit ishin edhe disa këshilltarë demokratë, të cilët votuan pro rritjes së çmimit të biletës.
Gjatë fjalës së tij, qytetari vuri theksin te kontrasti brenda PD-së, duke thënë se qytetarët angazhohen politikisht pa mbështetje financiare, ndërsa përfaqësuesit demokratë në bashki marrin vendime që shkojnë kundër interesit të tyre.
“Ne po angazhohemi pa rrogë, pa lek, paguajmë edhe biletat e urbani, megjithëse na e kanë ngritur këtu çmimin e biletës. Edhe tha një mirë doktor Petriti, si u ngrit bileta, edhe nuk bëhet fjalë. Mori fund aty çdo gjë. Tani u miratua nga anëtar të këshillit bashkiak edhe demokrat. Çfarë të them tjetër gjë,” tha qytetari gjatë foltores.
Berisha kur mori fjalën bëri sikur nuk dëgjoi dhe ndërroi muhabet siç kohët e fundit për rezortin në Velipojë, kompanitë e Allajbeut, etj., që merret me armiq e tradhtarë. Lekët tek xhepi.
Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve për linjat Kamëz–Tiranë, Paskuqan–Tiranë dhe disa linja të tjera brenda territorit të bashkisë, ku përfituesi i drejtpërdrejtë ishte kompania “SHPRESA – AL”. Pas disa verifikimeve,vna publikoi dokumente që tregojnë se personat që kishin kërkuar, mbështetur dhe votuar rritjen e çmimit ishin të njëjtët që mbanin pozicione drejtuese në kompaninë përfituese.
Në votimin për rritjen e biletës morën pjesë edhe këshilltarë demokratë, përfshirë Shkëlqim Kosiqi, nënkryetar i Këshillit Bashkiak, Enver Buçi dhe Preng Marku, duke bërë që opozita të rezultojë pjesë e një vendimmarrjeje që, sipas kritikëve, ka shkelur interesin e qytetarëve që përfaqëson



