Gazeta turke “Yeni Akit” pranë Erdogan mesazh të fortë Edi Ramës

spot_img
Advertisements

Gazeta turke “Yeni Akit”, (Kontrata e re) e njohur si konservatore dhe për mbështetjen e fortë ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ka publikuar një shkrim të gazetarit Ayhan Demir që ka sulmuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Nisur nga vizita e tij në Izrael, elozhet për Benyamin Netanyahun dhe deklaratat në parlamentin izraelit, gazetari e quan Ramën një “palaço antipatik”.

Gazetari turk në paragrafët e fundit bën edhe një paralajmërim:

Dhe të mos harrojmë: e ashtuquajtura “shaka” e Edi Ramës gjatë fjalimit të tij në parlamentin izraelit, ku tha: “Nëse Mossadi nuk jua ka dhënë ende informacionin, mund të them se më dridhen gjunjët”, nuk i bëri njerëzit të qeshnin; i turpëroi dhe i neveriti.

Ata që nuk i frikësohen Zotit, le të kenë frikë nga Izraeli. Atyre që nuk u dridhen zemrat, do t’u dridhen këmbët. Por frika nuk ka asnjë dobi kundër vdekjes. Ata që nuk i frikësohen Zotit, do të dridhen me të gjithë trupin e tyre në Ditën e Gjykimit.

spot_img

Latest articles

Related articles