Dash Sula merr postin e rëndëshëm në qeveri: Kryeinspektor

spot_img
Advertisements

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, pas largimit të Shkëlqim Hajdarit nga kjo detyrë.

Emërimi i Sulës është një tjetër rast nga radhët e demokratëve që i bashkohen qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se emri i ish-deputetit ishte përmendur që në momentin kur Hajdari u largua nga posti, por Sula doli publikisht për ta mohuar këtë mundësi. Disa javë më vonë, rezultoi se pretendimet ishin të sakta dhe ish-deputeti kishte mohuar publikisht të vërtetën.

spot_img

Latest articles

Related articles