Lita: PS-ja bëri një reformë territoriale katastrofë dhe nuk kërkon as ndjesë për dëmin

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma, u shpreh se se janë miliona euro të shkuara dëm nga ana e Partisë Socialiste me reformën e fundit territoriale dhe tani kërkon që të bëjë një tjetër reformë, por pa bërë asnjë reflektim për atë që bënë 12 vite më parë.

“Kam disa ditë që e mendoj këtë punën e reformës territoriale dhe kam krijuar mendimin që z. Berisha ka të drejtë kundrejt saj.

Këta bënë një reformë me Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin në atë kohë, dhe nuk lanë vend poa bërë fotografi për të na krijuar idenë se sa e nevojshme dhe sa e mirë do ishte ajo reformë.

Dhe sot kur kemi një bilanc të frikshëm të dëmit të shkaktuar nuk del asnjëri prej tyre dhe të thotë” Na falni o njerëz, e bëmë keq atë reformë”. Por jo këta vazhdojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur”, u shpreh Lita.

spot_img

Latest articles

Related articles