Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belsh, qarku i Elbasanit, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi raportohet se është kafshuar nga qeni i fqinjëve.
Viktima, Emine Agolli, banuese e fshatit Çërragë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në këmbë si pasojë e kafshimit të qenit.
Sipas informacioneve paraprake, qeni i përkiste një banori të zonës, ndërsa rrethanat e ngjarjes po hetohen.
Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë ligjore të këtij rasti.



