Berisha: Asnjë demokrat nuk duhet të bëjë biznes me qeverinë, është tradhti

spot_img
Advertisements

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk kurseu akuzat ndaj demokratëve që marrin pjesë në takimet e ish-deputetit Ervin Salianji, duke i cilësuar si bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi me demokratët e degëve 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha shënjestroi mjekun Besnik Brahimaj, i cili ishte një nga folësit në takimin e zhvilluar një ditë më parë nga Salianji në Fier.

Berisha e akuzoi Brahimajn për bashkëpunim me kryebashkiakun socialist të Fierit, Armando Subashi, duke theksuar se persona të tillë nuk përfaqësojnë vlerat e Partisë Demokratike dhe nuk do të kenë vend në këtë forcë politike.

Mos keni kurrë keqardhje për ata të cilët bien në moralin e tyre dhe shkojnë në krahun tjetër. Doktorin e Fierit, e shoh unë atë në televizor. Fill mbrapa, më thonë po ky i ka dhënë ndërtesën KESH-it me Subashin e Fierit. Po mirë o doktor, KESH-it ia dhe, unë s’kam kundërshti, po shpirtin mos ia shit Subashit. Në qoftë se ti ke qëndruar 30 vite në PD dhe tani vjen na thua formulat e Subashit, ti je Subash, s’të lidh gjë më ty me demokracinë. Dhe ne në një mënyrë ose në një tjetër nga kjo kategori do të ndahemi. Ke biznes ta gëzosh, po kurrë këtë parti me biznesin tënd nuk mund ta mbash. Asnjë keqardhje për ata të cilët bëjnë sikur janë demokratë, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën”, tha Berisha

Për Sali Berishën, Shkëlzen Berisha dhe Jamarbër Malltezi mund të bëjnë biznese dhe të ndërtojnë gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Por kur këtë e bëjnë demokratët që nuk mendojnë si ai, kjo konsiderohet “tradhti”.

Në fund, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen masivisht në protestën kombëtare të 10 shkurtit, duke theksuar se ajo do të jetë një moment kyç për t’i dhënë, sipas tij, goditjen që meriton regjimi.

spot_img

Latest articles

Related articles