I premtuar prej kohësh nga Ministria e Drejtësisë redaksia ka siguruar draftin e amnistisë që mund të ndryshojë fatin e mijëra të dënuarve apo në proces hetimi dhe gjykimi për vepra të ndryshme penale. Ja kush do të lirohet plotësisht, kush përfiton ulje dënimi dhe cilat krime përjashtohen nga ndjekja penale
Gati 9000 qytetarë të tjerë pritet të përfitojnë nga amnistia penale përmes shuarjes së hetimit apo gjykimit ndaj tyre. Pra ndaj tyre nuk do të vijojë më hetimi apo gjykimi. Drafti parashikon përjashtimin nga ndjekja penale për të gjitha çështjet në hetim, çështjet e pashqyrtuara si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për krimet e bëra deri më 31 dhjetor 2025. Kjo për veprat për të cilat, Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak, parashikon dënim deri në 3 vjet burg, me përjashtim të veprave që kanë kriteret ndaluese.
Kush përjashtohet nga aministia
Përjashtohen si përfitues të kësaj amnistie penale, përveç uljes me një vit apo një vit e gjysmë të dënimet, të gjithë të dënuarit për vepra të rënda penale, janë plot 19 kategori të tilla, duke filluar nga krimet kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, bandat e armatosura dhe organizata kriminale, si dhe veprat e korrupsionit.
VEPRA PENALE QË PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA
Krime kundër njerëzimit
Krime kundër jetës
Krime kundër shëndetit
Krime seksuale
Krime kundër lirisë së personit
Krime kundër moralit dhe dinjitetit
Krime kundër fëmijëve, martesës e familjes
Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
Krime të falsifikimit të dokumenteve
Krime kundër të tokës e të ndërtimeve
Krime kundër mjedisit
Krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues
Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera
Krime me qëllime terroriste
Krime kundër autoritetit të shtetit
Krime kundër drejtësisë
Krime kundër zgjedhjeve
Krimet nga banda të armatosura dhe organizata kriminale
Krime që gjykohen nga GJKKO
Të gjitha të arratisur dhe që i janë shmangur drejtësisë nuk përfitojnë asnjë kategori nga amnistia, duke përfshirë lirimin, uljen e dënimit apo edhe pushimin e ndjekjes penale. Ministria e Drejtësisë thotë se e bazon këtë ligj ndër të tjera me parimet i humanizmit; arritjen e qëllimit të dënimit; edukimin dhe rehabilitimin dhe mbrojtjen e interesit publik



