Vape dhe cigare elektronike në “Big Brother VIP”, shpërthen deputeti: Po shkelni LIGJIN!

spot_img
Advertisements

Deputeti i PS-së Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar përdorimin e vape dhe cigaret elektronike në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Braçe shkruan se transmetimi i momenteve kur banorët e “Big Brother VIP” përdorin vape dhe cigaret elektronike, pa kufizim, është në shkelje e drejtëve të fëmijëve dhe mesazh i keq për ta.

“Këta këtu që e pinë janë madhore e të përgjegjshëm për të zgjedhur vetë dhe shëndetin e tyre! Por është ekstremisht e ndaluar me ligj që këta, përmes televizionit, ta përcjellin si modë edhe për FËMIJËT!!”, thekson Braçe në postimin e tij.

Kujtojmë që më herët Braçe ka denoncuar shitjen e cigareve elektronike dhe vape për fëmijët.

spot_img

Latest articles

Related articles