120 makina, vila me qira 24 mijë franga në muaj, targa speciale, 1,5 milionë franga dëm, kredi të papaguara. Një sheh nga Kosova përfshiu familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy ndihmës, në mashtrime sistematike. Nga një gjykatë zvicerane ai u dënua me 3 vjet e gjysmë burg – dhe 3 vjet ndalimhyrje në Zvicër, raporton gazetari Enver Robelli.
Kujtojmë se Sipas mediave zviceriane, ky imam i cili në rrjete sociale u predikonte mirësinë gati 8000 ndjekësve të tij, tani akuzohet nga drejtësia zvicerane si truri i një skeme komplekse të krimeve ekonomike që ka shkaktuar dëme në vlerë prej miliona frangash.
Në këtë skemë kriminale, ka qënë i përfshirë jo vetëm imami por edhe një rreth i gjerë familjar i tij, i cili përfshinte ish-bashkëshorten, vajzën, tre djemtë e tij dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë. Në total 8 persona u përballën me drejtësinë në një seri veprash kriminale të lidhura njëra me tjetrën që shtrihen në një periudhë dhjetëvjeçare.
Sipas aktakuzës, i dyshuari kryesor, imami, 57-vjeçar se i çoi kompanitë në falimentim gjatë një periudhe prej rreth dhjetë vitesh, përdori kredi hipotekare jo për rinovimin e pronës, por për shpenzime private, dhe mori kredi bankare në mënyrë mashtruese për shpenzime private duke përdorur kompani fiktive.
Ai akuzohet më tej për evazion fiskal dhe për marrje mashtruese të kredive për Covid-19 përmes deklaratave të rreme. Ai dyshohet gjithashtu se ka deklaruar paga mujore fiktive për djemtë dhe ish-gruan e tij me qëllim që të siguronte lejet e tyre të qëndrimit nga autoritetet.



