Gazetari Sokol Bregu kontrollin nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektivët e Policisë së Shtetit me urdhër të SPAK në ambientet e kompanisë farmaceutike “Evita” të Klodian Allajbeut dhe Janis Karathanos për abuzimet me tenderat, e cilëson të lidhur me paligjshmëri.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se mbetet të shihet në SPAK nëse i ka fituar në mënyrë të ndershme këto tendera.
Erdhi atje ku duhej, ky biznesmen nuk është hera e parë që hetohet për këto koncensione. Ai është hetuar shumë herë por nga prokuroritë e rretheve të cilat i kanë mbyllur. Sot për herë të parë është te dera e SPAK.
Të shohim a i ka fituar këto tendera në mënyrë të drejtë apo jo, se deri tani ka qenë i hetuar vetëm nga prokuroritë e rretheve.
Deri tani kur një biznesmen shkon për tu hetuar në SPAK, nëse SPAK thotë ishte i pafajshëm, do bindem që ishte i pafajshëm. Të shohim në SPAK nëse i ka fituar në mënyrë të ndershme këto tendera, apo i kanë fituar siç kanë fituar këta.
Dyshime për paligjshmëri gjatë gjithë kohës, as nuk e kuptoj se çfarë po ndodh në këtë vend. Po erdhi sekuestro zyre dhe dokumentesh do të thotë që je në hall të madh.



