Ja si po shkatërrohet lumi Shkumbin! Merret zhavorri e rëra falas për beton

spot_img
Advertisements

Kapitulli 27 është një nga kapitujt më voluminozë dhe më kompleksë të negociatave për anëtarësim në BE. Ky kapitull kërkon që Shqipëria të përafrojë të gjithë legjislacionin e saj me standardet strikte mjedisore të Bashkimit Europian. Në mënyrë paradoksale, në ndërtimin e Korridorit VIll përgjatë rrjedhës së Shkumbinit, jo vetëm që nuk po respektojnë asnjë standart që kanë vendosur por rrezikojnë të çojnë në zhdukjen përfundimtare të biodiversitetit të lumit. Pasojat afatgjate askush nuk i parashikon dot sepse ndërhyrja është kaq e dhunshme sa nuk ka raport që e merr përsipër. Në kushtet kur përfaqësuesit e shteti tonë nuk reagojnë, do ishte e udhës të çonim një notë proteste Delegacionit të BE-së në Tiranë. Lus çdo specialit mjedisor dhe aktivist të japë mendimin mbi çështjen në fjalë.
Faleminderit/AdriatikKurti

spot_img

Latest articles

Related articles