Një operacion i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe Tiranës është zhvilluar për zbatimin e masave të sigurisë të firmosura nga gjykata në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”.
Raportohet se janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje, mes të cilëve janë edhe drejtues të “Kurum”.
Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. Arrest shtëpie është përcaktuar Arta Dollani, ish-drejtoreshë e AKM./
Masat e sigurisë
E.D Administratori i “Kurum International” në arrest me burg
Y.S Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg
Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
M.I Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
R.B Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg
H.S Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg
A.Sh Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Sh.H Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg
Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak
Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg
Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg
Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak
Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak
Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg
Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg



