TIRANË- Akademiku dhe politikani Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend ditët e fundit, është gripi më i rrezikshmi i këtij shekulli. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Panariti shprehet se ky grip është një mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2.
Sipas tij, ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze. Panariti kritikon shëndetësinë, e cila nuk po merr asnjë masë në shkolla, kopshte dhe spitale.



