Aktivistja Edona Haklaj humb portofolin në protestë, policia ja kthen para Kryeministrisë!

spot_img
Advertisements

Respekt për policët e ndershëm të këtij vendi!

Dje, gjatë protestës, kisha humbur kuletën. Në një moment konfuzioni e tensioni, dikush zgjodhi të bëjë gjënë e duhur. Anisa Koçi Mhillaj, punonjëse e Policisë së Shtetit, e kishte gjetur kuletën dhe sapo pa një kontakt brenda saj, më shkroi për ta kthyer.

Shpesh gjatë protestave, mënyra si pozicionohen policët përballë nesh krijon ndjesinë sikur jemi kundër njëri-tjetrit. Por e vërteta ka dhe një anë tjetër: ata janë bij e bija të këtij populli, që ashtu si ne, i vuajnë përditë padrejtësitë e këtij vendi. Dhe ka ende shumë policë të ndershëm që punojnë me dinjitet, në kushte të vështira dhe shpesh pa u vlerësuar apo paguar siç e meritojnë.

Uniforma e Policisë së Shtetit është një nga shtyllat që duhet të mbajë shtetin në këmbë.
E kjo shtyllë, duhet të ndërtohet mbi të gjitha mbi ndershmëri e dinjitet!

Edona Haklaj, gazetare e aktiviste e Shqipëria Bëhet.

spot_img

Latest articles

Related articles