Mashtronin për blerje apartamentesh, arrestohet çifti! Skema që përdornin për t’i futur në grackë

spot_img
Advertisements

Një çift është vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Agjentët e rremë”, pasi ndaj tyre rëndon akuza e mashtrimit.

Sipas policisë, dy bashkëjetuesit Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, 39 dhe 34 vjeç, iu merrnin shumë të mëdha parash qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke për t’i bindur për depozitimin.

Mandatet që falsifikonin ua paraqisnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit me qëllim mashtrimin dhe lidhjen e kontratave për shitblerje apartamentesh.

spot_img

Latest articles

Related articles