Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, mori pjesë sot në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së” ku theksoi se Franca e mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në fjalën e saj ambasadorja Suard tha se “në rrugëtimin drejt BE askush nuk mund të dyshojë sepse Shqipëria ka kryer hapa gjigantë, nga reforma e drejtësisë tek digjitalizmi i shërbimeve nga forcimi i institucioneve tek modernizimi i ekonomisë, nga mbrojtja e qytetarëve tek mbrojtja e natyrës, nga angazhimi sai përket stabilitetit dhe sigurisë tek harmonizimi me politikën e jashtme”.
Megjithëse Shqipëria është një nga vendet më të keqqeverisura të rajonit, me problemet kapilare të korrupsionit dhe shumë skandale në kupolë; Ambasada e Francës ka Radarë të mirë.



