Zyrtari i lartë i PE: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha!

spot_img
Advertisements

Reporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka parë si shqetësim zyrtar denoncimin e kreut të PD Sali Berisha lidhur me dosjen e SPAK për AKSHI-n.

Pyetjes së gazetarëve nëse grupi i struktura kriminale, sipas Berishës, kishte eksportuar informacione të NATO-s që disponon edhe Shqipëria, Schieder iu përgjigj:

“Përgjigjja e parë dhe e shkurtër është jo. Së dyti, ju lutem mos më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe të më kërkoni të bëj komente për çdo deklaratë të tij, sepse edhe unë do të duhet të dal pastaj nga roli im institucional.”

spot_img

Latest articles

Related articles