Ura e re ajrore Tiranë – Katania nga Wizz Air!

spot_img
Advertisements

Wizz Air po zgjeron më tej rrjetin e saj nga Shqipëria me nisjen e një linje të re direkte që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me Katania-n, Itali, duke u ofruar pasagjerëve edhe më shumë mundësi udhëtimi të përballueshme drejt Evropës Jugore.

Rruga e re Tiranë – Katania do të operojë katër herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë, të premte dhe të diel, duke ofruar mundësi të përshtatshme udhëtimi si për pushime, ashtu edhe për vizita tek familjarët dhe miqtë (RFP).
Shitja e biletave fillon më 30 janar, ndërsa fluturimi i parë do të realizohet më 4 maj. Çmimet fillojnë nga 19.99 EUR / 1,990 ALL, duke përforcuar angazhimin e Wizz Air për udhëtime ajrore të përballueshme.

Duke komentuar njoftimin, Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimeve në Wizz Air, u shpreh: “Jemi të kënaqur të njoftojmë nisjen e rrugës sonë të re nga Tirana në Katania, duke forcuar më tej praninë tonë në Shqipëri dhe duke zgjeruar rrjetin tonë në Itali. Kjo lidhje e re ofron edhe më shumë mundësi udhëtimi me tarifa të ulëta për pasagjerët shqiptarë, ndërkohë që mbështet flukset turistike dhe lidhjen ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë. Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar udhëtime të përballueshme, të besueshme dhe të qëndrueshme për klientët tanë.”

E vendosur në bregun lindor të Siçilisë, Katania është një destinacion mesdhetar dinamik, i njohur për historinë e pasur, arkitekturën baroke, atmosferën e gjallë dhe afërsinë me malin Etna, vullkani më aktiv në Evropë. Qyteti ofron një kombinim unik të kulturës, gastronomisë dhe hijeshisë bregdetare, duke e bërë një destinacion tërheqës si për udhëtime të shkurtra urbane, ashtu edhe për pushime më të gjata.

Me këtë shtesë të fundit, Wizz Air vazhdon të forcojë lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë. Aktualisht, kompania ajrore ofron një rrjet prej 64 destinacionesh drejt 62 qyteteve në 20 shtete nga Shqipëria, duke rritur mundësitë e udhëtimit për banorët dhe vizitorët. Në vitin 2025, Wizz Air operoi pothuajse 31,000 fluturime nga dhe drejt Tiranës, duke transportuar mbi 6.5 milionë pasagjerë, me 99.83% të fluturimeve të realizuara, një nga normat më të mira të performancës në industri.
Që nga nisja e operacioneve në Shqipëri në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar gati 20 milionë pasagjerë, ka krijuar mbi 500 vende pune direkte dhe ka mbështetur mbi 16,000 vende pune në industri të lidhura, duke nënvizuar angazhimin afatgjatë të saj ndaj tregut shqiptar.
Biletat për rrugën e re Tiranë – Katania janë të disponueshme në wizzair.com dhe përmes aplikacionit celularWizz Air.
DREJTIMI I RI I WIZZ AIR ME NISJE NGA TIRANA

DREJTIMI
FREKUENCA
TARIFA DUKE FILLUAR NGA
FLUTURIMI I PARË
TIRANA – KATANIA
E hënë, e mërkurë, e premte dhe e diel
1990 ALL
4 maj 2026

spot_img

Latest articles

Related articles