Paloka: Do e bashkoj unë opozitën! Shehajt iu rrit mendja se Berisha i shtriu dorën

spot_img
Advertisements

Deputeti demokrat, Edi Paloka, gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, deklaroi se është pro bashkimit të PD dhe gjithë frontit opozitar.

Por ai veçoi mes tyre, ata që sipas tij bëjnë lojën e Ramës.

Paloka shprehu rezerva ndaj kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, që sipas tij pasi PD i shtriu dorën e bashkimit duke dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës, tani ka dalë me variante të reja.

Këtë ai e quajti rritje e mendjes nga Shehaj që sipas Palokës, bashkë me disa parti opozitare po ushqejnë ambicien për pushtet, duke shpresuar për një largim të shpejtë të Ramës.

“Në fakt kjo është fatkeqësia, ndërkohë që ti i kërkon bashkim i shtrin dorën partive të opozitës, këtu ose dikujt i rritet mendja, sepse është ngritur fryma se Rama nuk e ka të gjatë. Ndjehet një lloj fryme se Rama do iki dhe do marrë një post të rëndësishëm jashtë, dhe kjo mbase i nxit këto partitë e vogla që fillojnë të mendojnë për pushtetin”, tha Paloka.

Nisida Tufa: Cfarë e pengon PD të bashkohet?

Edi Paloka: PD mendoj se ka bërë më shumë se ca i takon partisë më të madhe opozitare të bëjë. Në fakt kjo është fatkeqësia, ndërkohë që ti i kërkon bashkim i shtrin dorën partive të opozitës, këtu ose dikujt i rritet mendja, sepse është ngritur fryma se Rama nuk e ka të gjatë. Ndjehet një lloj fryme se Rama do iki dhe do marrë një post të rëndësishëm jashtë, dhe kjo mbase i nxit këto partitë e vogla që fillojnë të mendojnë për pushtetin.

spot_img

Latest articles

Related articles