Kodin e ri Penal: Burg nëse bën… seks kur udhëton jashtë Shqipërisë

spot_img
Advertisements

Kodi i ri Penal dhe një mori me ndryshimesh që priten të miratohen ka qarkulluar prej verës 2025 dhe tashmë priten miratimet në Parlament. Një nga shtyllat kryesore të ndryshimeve lidhet me ashpërsimin e dënimeve për krimet seksuale.

Për herë të parë kriminalizohet edhe përfshirja e fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit seksual, shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur në forma të zgjeruara dhe organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale. Duke mbetur tek pika e tretë, edhe pse tingëllon e pazakontë në fakt në nenin 108/b thuhet se nëse kryen marrëdhënie seksuale gjatë një udhëtimi, pra në një vend tjetër jashtë Shqipërisë, do të vuash dënimin me burg kur të kthehesh.

Konkretisht në draft nënvizohet se dënimi nuk vlen vetëm për ata që e kanë organizuar takimin mes dy personave apo udhëtimin, ku është kryer marrëdhënie intime përkundrejt një shpërblimi apo pagese, por edhe për ata që nuk kanë marrë diçka në këmbim.

“Neni 108/b-Organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale: Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit apo jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.”


Neni i çuditshëm
Me një shembull konkret, nëse organizon një udhëtim dhe fton dikë tjetër dhe ndodh që i ftuari të kryejë marrëdhënie intime me dikë në vendin që keni udhëtuar, dënohesh me burg.

spot_img

Latest articles

Related articles