Politologu Ermal Hasimja dhe Forumi për Dialogun Politik takuan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe aleatët tradicionalë të PD-së për të diskutuar rrugën për bashkimin e opozitës në betejën kundër qeverisë Rama. Në fund të bisedës, Ermal Hasimja konfirmoi se është gjetur gjuha e përbashkët që të gjitha partitë e opozitës dhe figura të shoqërisë civile të ulen së bashku në një tryezë dhe të krijojnë një front të përbashkët.
“Kemi gjetur një gatishmëri shumë të mirë nga ana e Partisë Demokratike dhe aleatëve, kuptohet, edhe një mirëkuptim shumë të madh. Nuk ka pasur kushte. Përkundrazi, ka një interes të madh që kjo të zhvillohet dhe që të arrihet në një aksion të përbashkët, në një mirëkuptim të përbashkët”, tha Hasimja.
Ermal Hasimja dhe Forumi për Dialogun Politik takuan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe aleatët tradicionalë të PD-së për të diskutuar rrugën për bashkimin e opozitës në betejën kundër qeverisë Rama. Në fund të bisedës, Ermal Hasimja konfirmoi se është gjetur gjuha e përbashkët që të gjitha partitë e opozitës dhe figura të shoqërisë civile të ulen së bashku në një tryezë dhe të krijojnë një front të përbashkët.
“Kemi gjetur një gatishmëri shumë të mirë nga ana e Partisë Demokratike dhe aleatëve, kuptohet, edhe një mirëkuptim shumë të madh. Nuk ka pasur kushte. Përkundrazi, ka një interes të madh që kjo të zhvillohet dhe që të arrihet në një aksion të përbashkët, në një mirëkuptim të përbashkët”, shtoi politologu Ermal Hasimja.
Hasimja ka sqaruar se ftesa për ndërtimin e një aleance kundër qeverisë është pranuar nga Adriatik Lapaj, Dashamir Shehi, Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Ndërkohë që kanë refuzuar Arlind Qori dhe Agron Shehaj.
“Z. Shehaj mendon se qytetarët e kanë votuar që të mos bashkëpunojë me PD-në”, tha ai.
Pak ditë më parë, Forumi për Dialog Politik lancoi nismën për bashkimin e opozitës në betejën kundër kryeministrit Edi Rama. Ermal Hasimja synon që të ulë në një tryezë të gjitha forcat opozitare, të cilat të punojnë për të pasur një qëndrim të përbashkët jo thjesht kundër qeverisë, por edhe për çështje të rëndësishme si reforma zgjedhore apo mbështetja për sistemin e drejtësisë



