Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve këtë të enjte, i pyetur nga opozita për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Peleshi tha se mbledhja u shty me kërkesë të Taulant Ballës dhe Bledi Çomos të cilët janë deputetë anëtarë te Mandatet.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e cilësoi si të duhur vendimin për të shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për çështjen e Belinda Ballukut derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.Në Konferencën e Kryetarëve, ku u zhvilluan debate për vendimin e Kuvendit, Balla tha se nëse PD ka ankesa mund ta ankimojë sipas rregullores.



