Një sistem që i ka kushtuar Postës Shqiptare miliona euro vazhdon të mbetet pronë e privatit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se si “Kodi në Burim” i sistemit “Eterna” nuk u dorëzua kurrë, duke krijuar një monopol të pakonkurrueshëm. Por kush fshihet pas kompanisë që zotëron çelësat e Postës? Të dhënat tregojnë se kontrolli i shoqërisë fituese (Helius Systems) ka kaluar së fundmi tek një nga grupet më të mëdha të teknologjisë në rajon Asee, (me ortakë Alkid Ademi dhe Gjergji Mulla).



