Policia ka publikuar pamjet, ku shoqërohet në komisariat njëri nga autorët e plagosjes në Sarandë. Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave.
Të plagosur kanë mbetur Enea Qorri dhe Arnest Gjonçaj, ndërkohë që Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të ngjarjes.



