Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit Hasan Stafa thotë se që nga viti 2022 dhe deri në muajin e parë të këtij viti çmimet e kompanive telefonike që ndodhen në treg janë rritur me 27%.
Nga studio e “MCN Economy” ai vlerësoi nisjen e hetimit të thelluar nga Autoriteti i Konkurrencës për dyshime se po shkelin rregullat e tregut e po rrisin në mënyrë të bashkërenduar tarifat.
Stafa shtoi se AKEP nuk ka ndërhyrë kurrë në mënyrë informative për të shmangur këto abuzime që bëhen ndaj konsumatorit.
Sipas tij, duke qenë treg duopol është shumë e lehtë të bëhet një marrëveshje e fshehtë për të përcaktuar çmimet.



