Që prej orës 10:00, ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë janë mbledhur për të diskutuar kryesisht për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025 dhe për Kodin Penal.
Tashmë salla është e boshatisur ku kanë mbetur shumë pak deputetë, kryesisht ata që kanë radhën për të lexuar fjalimin e tyre në foltore.
Deputetja e PS-së, Zegjine Caushi tha se deputetët e PD-së janë larguar që të shohin “Big Brother-in”.
Caushi gjithashtu iu drejtua dhe Tedi Blushit, i cili ishte në këmbë duke pritur për të marrë fjalën, duke i thënë se Big Brother mund të shërbejë dhe sin arsye për të për tu larguar.
“Këta kolegët tanë të opozitës, ikën tani se filloi dhe Big Brother dhe kanë një arsye më shumë për ta ndjekur. Kurse ne kemi marrë përgjegjësi reale. Po Tedi po ke arsye ta ndjekësh Big Brother, me ty e kisha. Radio Lushnja, e di unë që nuk kap ajo po kalove te ura e Rrogozhinës dhe tutje”, u shpreh Çaushi.



