Grabiti kredo.al me çekiç, kapet autori

spot_img
Advertisements

Vihet në prangat e policisë autori i dyshuar i cili që vodhi një shumë parash në institucioni financiar Kredo.al në Shkodër, duke kanosur punonjësit me çekiç.

Si rezultat i hetimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur të shtunën u arrestua Gjonatan Kola, 27 vjeç, banues në Shkodër.

I riu dyshohet se më datë 24 janar, në lagjen “Vojo Kushi”, ka hyrë në ambientet e një institucioni financiar dhe duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë çekiç, ka vjedhur 143 500 lekë të reja.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

spot_img

Latest articles

Related articles