Në një krahasim të thjeshtë rajonal te bërë me ChatGPT mbi konsumin e karburanteve për transport rrugor (benzinë + naftë) për frymë, Shqipëria rezulton dukshëm më poshtë se pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Sipas përllogaritjeve të këtij materiali, Shqipëria lëviz rreth 326–334 litra/banor/vit, ndërsa vendet e tjera janë më lart: Kosova ~385, Bosnje & Hercegovina ~430, Serbia ~443, Mali i Zi ~486, dhe Maqedonia e Veriut ~519 litra/banor/vit. Diferenca mesatare e rajonit ndaj Shqipërisë del rreth +37%. Në një treg ku vendet janë të ngjashme në gjeografi, kulturë dhe model përdorimi të transportit, një hendek i tillë ngre një dyshim të arsyeshëm: a është konsum real më i ulët, apo nën-raportim fiskal?
Nëse kjo diferencë lexohet si nën-raportim, atehere konsumi i raportuar mund të jetë vetëm rreth 62.8% i konsumit total. Pra rreth 37.2% mbetet jashtë faturimit dhe jashtë taksimit. Per 650 mije ton karburant, kemi rreth 800 milion litra/vit konsum të raportuar për transport dhe rreth 96.38 lekë taksa mesatare për litër (akcizë + taksa qarkullimi/karboni + TVSH e përfshirë në çmim). Kjo mospërputhje përkthehet në rreth 45.67 miliardë lekë në vit të ardhura të humbura. E shtrirë në 12 vite, nga 1 Janari 2014 kur socialistet ndryshuan skemën e taksimit, shuma shkon në rreth 548 miliardë lekë, ose afërsisht 5.68 miliardë euro. Këto nuk janë “para të zhvendosura” nga një zë buxheti te një tjetër, por janë të ardhura që, në këtë skenar, nuk kanë hyrë fare në buxhet.
Pra, “ku kanë shkuar” këto 5 miliarda? Nëse hendeku është real, ai shpërndahet përgjatë gjithë zinxhirit të tregut si fitim informal: nga furnizimi dhe depozitimi, te transporti dhe shitja me pakicë.
Prit pak! Por këto në Shqipëri a nuk janë në një dorë të vetme?
Nëse vërtetë ka një volum të tillë jashtë sistemi, kjo krijon një ekonomi paralele: nxit ekonominë e cash-it dhe dobëson kapacitetin e shtetit për të financuar shërbime publike. Pyetja është e ftohtë dhe thellësisht teknike: Në një rajon ku të tjerët konsumojnë më shumë, a është Shqipëria vërtet “më kursimtare”, apo thjesht më pak e faturuar?
*Të dhënat e përdorura në këtë artikull janë llogaritur me ChatGPT



