Fjalët e presidentit Trump se ushtritë e vendeve të NATO-s “mbetën prapa” në Afganistan, ka shkaktuar reagime të shumta nervoze të vendeve të aleancës ushtarake, nga Britania e Madhe deri tek Italia, pasi këto vende kanë humbur shumë ushtarë në luftë, pas aktivizimit të nenit 5të të NATO-s. Shikoni komunikimet zyrtare të vendeve të NATO-s për të ruajtur dinjitetin e ushtrive të tyre.
Edhe Shqipëria ka dëshmorin e saj në Afganistan, kapiten Feti Vogli dhe një të plagosur A. Peçi, që ranë në zjarrin një talebani të infiltruar në policinë afgane. Ne nuk kishim shkuar për turizëm me misionet EAGLE e OMTL. Vendi ynë nuk ka pasur reagim zyrtar pasi KM po hante fileto peshku me avull me vajzën e Trump, Ivankën, në Vlorë.
Gjaku i shqiptarëve, sakrifica e tyre dhe angazhimi i jonë në misionet paqeruajtëse nuk mund të reduktohet në fjalë të papërshtatshme.
Raporti ynë me Perandorinë është si vendet e tjera të NATO, shtet “clientes”, jo skllavopronarësh.



